Pas arrestimit të Ermal Hoxhës, Spartak Ngjela, thotë se asgjë nuk lind nga asgjëja. Avokati, përmes një postimi në Facebook, thotë se e di se si kryente dikur trafik edhe gjyshi i Ermalit, diktatori Enver Hoxha.
Ja postimi i plotë i Ngjelës.
"Historia vjen e përsëritet, dhe do të vijojë të përsëritet në Sagën kriminale Hoxha. Kurrë mos mendoni se trafiku vjen dhe lind befas në një familje – ai është një tendencë apo një propensitet natyror i trashëgueshëm.
Kështu është në të gjithë botën: trafikantët janë fis: nga gjyshi te nipi. Kjo ndodhi edhe me familjen apo me Sagën Hoxha. Dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, sepse edhe Enver Hoxha veprimtarinë e tij politike e ka nisur në funksion të trafikut. Hoxha ishte trafikant i madh në Shqipërinë e pushtuar nga Italia: në Shqipëri dhe në Kosovë.
Enver Hoxha luante 70 për qind të trafikut të duhanit në Shqipëri në fund të viteve 30′. Dhe këtë mundësi ia kishte dhëne Ibraim Bixhaku, latifondisti i madh i Elbasanit. Me anë të nipit të Biçakut, Enver Hoxha luante volumin më të madh të duhanit në tregun shqiptar dhe si trafik kontrabande, në atë të ashtuquajturën kioskë që e kishte emrin, Dyqani Flora, e që ndodhej në Rrugën e Dibrës.
Por, kjo s’ka qenë gjë, sepse ajo që e bën të theksohet këtë trafik është fakti se, me paratë e trafikut të duhanit, Enver Hoxha bleu Partinë Komuniste në vitin 1941 dhe, me të, i solli gjëmën Shqipërisë.
Bleu me ar të dy jugosllavët që ai vetë, me paratë e tija, i çfliroi nga burgu afër Rogozhinës, dhe, me anë të tyre, vuri në dorë Partinë Komuniste, pa qenë as simpatizant e jo më anëtar i ndonjë grupi komunist.
Ja, tani, pas shtatëdhjetë vjetësh, përsëri një trafikant, nipi i Enver Hoxhës, me anë të trafikut të kokainës, sigurisht që ka menduar të blejë Partinë Socialiste. Nuk e ka menduar keq se partitë shiten e blihen ende në Shqipëri, madje deri dhe me tetë apartamente është shitur njëra në vitin 2003.
Por, kjo është sekondare; ajo që vlen të përmendet është fakti që Shqipërinë ka 100 vjet që e marrin në dorë trafikantë dhe hajdutë.
Por, ama, ky është bash shkaku që shqiptarët janë padrejtësisht të varfër në këta 100 vjet. Dhe do të vijojnë të jenë po të varfër sa kohë do të drejtohen nga hajdutë dhe trafikantë". (sic.)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti