Enisi 14 vjeçar ka shumë ëndrra: Të blejë kifle në shkollë dhe të ketë një banjë në shtëpi (Video)
Kësaj radhe ata janë ndaluar në fshatin Hereq, në Komunën e Gjakovës. Familja që vizituan jeton në kushte tepër të vështira ekonomike, për shkak se asnjëri nga anëtarët nuk është i punësuar.
Albani 23-vjeçar dhe Enisi 14-vjeçar, tregojnë për jetën e rëndë të cilën e bën familja e tyre.
Babai i tyre shumë rrallë punon, ndërsa nëna është me të meta psikike, gjëra të cilat e vështirësojnë edhe më tepër jetën e tyre, shkruan Telegrafi.
Ata bëjnë thirrje tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, që t'ju dalin në ndihmë.
Enisi 14 vjeçar tregon se dëshira e tij është që në shtëpinë e tij “të ketë një banjë” dhe të ketë mundësi që “të blejë kifle për në shkollë”. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































