Enis Bardhi: Këto miqësore do të na shërbejnë për Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll nesër (e premte) do të luaj ndeshjen e parë kontrolluese ndaj Moldavisë në Antalia të Turqisë.
Para kësaj sfide në një konferencë shtypi ka folur kapiteni i Maqedonisë, Enis Bardhi, i cili ka thënë se këto dy ndeshje miqësore do t’iu shërbejnë si përgatitje për Ligën e Kombeve.
Dueli ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Moldavisë do të zhvillohet nesër në stadium “Mardan” të Antalias, duke nisur nga ora 15:30.
Maqedonia nuk do të ketë në dispozicion vetëm Stefan Ashkovskin, i cili edhe pse është i grumbulluar në Antalia, për shkak lëndimit nuk do të mund të luaj, përderisa të gjithë futbollistët tjerë janë në dispozicion të seleksionuesit, Bllagoja Milevski për ndeshjen e nesërme. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































