Të shumtë kanë qenë njerëzit që morën pjesë në protestën e organizuar në Tiranë nga Sali Berisha kundër Ballkanit të Hapur.

Reagimet po ashtu në rrjete sociale nuk munguan as nga fytyrat publike, ku përveç Stresit një koment së fundmi e bëri edhe artistja Eni Koçi.


Këngëtarja ka shpërndarë një fotografi nga protesta, teksa thekson se është e lumtur që e gjithë Shqipëria i ka thënë jo këtij projekti.

Screenshot 14 12 Eni Koçi (Foto: Instagram)

“Krenare. Kundër ‘Ballkanit të hapur’. Jam e lumtur që sot e gjithë Shqipëria i thotë jo këtij projekti. Sot, i gjithë populli shqiptar po refuzon masivisht këtë projekt”.

“Serbia dhe të tilla marrëveshjesh nuk do të pranohen kurrë nga ne”, është shprehur më tej 25-vjeçarja.

268791847 340939307442984 6322405524013425726 n Pamje nga protesta në Shqipëri kundër Vuçiq (Foto: Screenshot)

Ndërkaq, reperi Stresi vetëm pak më parë publikoi një video duke e djegur flamurin e Serbisë.

Vuçiç theksojmë që gjendet në Tiranë në kudër të takimeve për marrëveshjet që rrjedhin nga iniciativa e bashkëpunimit rajonal ‘Open Balkan’. /Telegrafi/

Berisha proteste  1  1 Pamje nga protesta në Shqipëri kundër Vuçiq (Foto: Screenshot)