Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar takimet e tij në Uashington.
Thaçi ka takuar kongresistin amerikan, Eliot Engel, me të cilin sipas një postimi në Facebook, ka biseduar për tema me interes për Kosovën.
“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës, kongresmenin amerikan, Eliot Engel. Kongresmeni Engel në tri dekadat e fundit e ka përkrahur vazhdimisht vendin tonë në jetësimin e aspiratës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim. Mbështetja e tij dhe e SHBA-së për Kosovën ka qenë, është dhe do të mbetet përherë jetike për popullin dhe vendin tonë”, ka shkruar Thaçi.
Engel pas takimit me Thaçin ka theksuar se ishte një bisedë shumë e mirë dhe se janë miq për shumë vite.
Ai ka thënë se do të vazhdojë të avokojë për popullin e Kosovës për bashkëpunim më të thellë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
I pyetur për idenë e korrigjimit të kufijve, Engel ka theksuar se SHBA-ja do të mbështesë liderët e Kosovës, për çfarëdo që ata vendosin, shkruan RTK.
“Nuk dua të hy në detaje, por dua të them që SHBA-ja është gjithmonë me Kosovën, për atë që Kosova dhe liderët e saj vendosin. SHBA-ja do t’i mbështesë në çdo mënyrë të mundshme”, ka thënë Engel pas takimit.
Nga ana tjetër, Thaçi ka falënderuar kongresistin Engel për kontributin që ai ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Thaçi ka theksuar se me Engel kanë biseduar shumë tema, në veçanti për dialogun Kosovë-Serbi.
“Është një mbështetje edhe e Shtëpisë së Bardhë, edhe e Departamentit të Shtetit, Kongresit dhe Senatit, që të lëvizët drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovë dhe Serbisë, një marrëveshje paqësore”, ka shtuar ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët