ENEMO njoftohet me organizimin e zgjedhjeve

Daka i ka njoftuar anëtarët e KQZ-së edhe për vizitën që i ka bërë Panelit Zgjedhor për Parashtresa dhe Ankesa (PZAP), ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell.
Ndërkohë Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim (ZRPP) i rekomandoi KQZ-së akreditimin e disa vëzhguesve për zgjedhje. Vëzhguesit e rekomanduar për akreditim nga ZRPP-ja janë: LDD 765 vëzhgues, PDK 4328 vëzhgues, AAK 345 vëzhgues, LDK dy vëzhgues, KDTP 198 vëzhgues, Ambasada Austriake nëntë vëzhgues dhe Ambasada Çeke 12 vëzhgues.
Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Xhemail Peqani, njoftoi se Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka miratuar një Udhëzim Administrativ, ku lejohen subjektet politike që të zhvillojnë aktivitetet e tyre elektorale në objektet shkollore gjatë kohës së fushatës elektorale për aq sa nuk pengohet procesi edukativo-arsimor. /Telegrafi/


















































