LAJMI I FUNDIT:

Ëndrra e bukur e Vlorës

Të thuash se qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë lirshëm, pa viza, në vendet e Bashkimit Evropian (Schengen Zone) pas 15 muajsh, është fjalë me përgjegjësi, e një anëtareje të Qeverisë. Apo, të paktën do të duhej të ishte. Ndryshe nga ca burra të kabinetit qeveritar, ndoshta ministrja Vlora Çitaku do të mbajë fjalën, ose në pamundësi për të realizuar premtimin e bërë për “liberalizimin” e vizave, do të dorëhiqet nga pozita e ministres së Integrimit Evropian! Tingëllon bukur kjo, por qytetarë nuk do të përjetojmë asnjërin nga këto akte. Uroj të jem gabim! Por, vlerësoj se akti i nënshkrimit për heqjen e vizave është i parealizueshëm duke pasur parasysh realitetin në terren, ndërsa akti tjetër, ai moral, i dorëheqjes, është pak i njohur ndër politikanët tanë. Kështu që ne si qytetarë edhe pas 15 muajsh do vazhdojmë të dëgjojmë llafe se janë plotësuar shumica e kritereve, dhe se tani duhet pritur vendimin e Komisionit Evropian.

Procesi i liberalizimit të vizave është shkurtim i procedurës për marrjen e vizave, gjë që për një kategori të vogël të shoqërisë sonë është i aplikueshëm edhe sot, ndërsa heqja e vizave është mundësi që secili shtetas i Kosovës të udhëtojë vetëm me pasaportë në Zonën Schengen. Por edhe pse hiqen vizat, quhet liberalizim, pasi janë disa sanksione… Mirëpo e vërteta është se politikisht as teknikisht, palët nuk janë gati për këtë proces. Thjeshtë është e pamundshme që pengesat të tejkalohen brenda 15 muajve të ardhshëm. Do të habiteshim të gjithë sikur pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë brenda kësaj periudhe. Mbase ndonjëra do të lëshojë pe edhe pa na njohur, por është shumë vështirë të besohet se mund të ketë së shpejti marrëveshje kontraktuale mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.


Në anën tjetër Prishtina nuk është askund krahasuar me atë që thotë dhe që duhet përmbushur për heqjen e vizave. Institucionet e Kosovës po ngecin në përmbushjen e kushteve thelbësore për heqjen e vizave, që janë korrupsioni dhe krimi i organizuar. Refreni i përditshëm, madje monoton, se “qeveria ka platformën evropiane”; se “është përmbushur e gjithë korniza ligjore e nevojshme për heqjen e vizave”, nuk mjafton. Komisioni Evropian kërkon implementimin praktik të kritereve thelbësore, të cilat janë determinuese krahasuar me 70 përqindshin e atyre që qeveria thotë se i ka plotësuar. Prishtina nuk mund të pastrojë bërllokun prej rrugëve të qytetit brenda 15 muajsh, e lerë më që Qeveria të plotësojë udhërrëfyesin e Komisionit Evropian. Nuk jemi mësuar me këso rekordesh. Standardi ynë jetësor ka ngecur për shkak të keqqeverisjes gjatë dhjetë vjetëve të fundit, normat shoqërore shpërfillen, ndërsa ligjet shkelen duke filluar prej atyre që janë të thirrur të mbikëqyrin implementimin e tyre. Prandaj është e vështirë t’iu besohet fjalëve të ministres.

Puna e pasaportave biometrike që pretendohet të na paraqitet si kriter thelbësor nga politikanët tanë, është kriter lehtë i realizueshëm, nëse nuk dalin probleme rreth tenderit për bërjen e tyre. Pyetja është a mund të arrijmë rezultate të kënaqshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar brenda 15 muajve. A mundet të integrohet veriu brenda 15 muajve? A mund të vihen nën kontroll, menaxhohen, kufijtë me Serbinë brenda 15 muajve? Vështirë. A ju kujtohet Strategjia për veriun”. Ku mbet? Për t’u realizuar premtimi i ministres, Qeveria do të duhej të bëjë presion ndaj EULEX-it në përmbushjen e misionit për të cilin ka ardhur. Nuk duhet të jetë politikë ditore nëse një francez paska ofenduar ca shqiptarë që punojnë në EULEX, se i ka rrahur shpulla e ua ka thyer këmbët. Por, presioni ndaj EULEX-it bëhet atëherë dhe vetëm atëherë kur Qeveria ecë një hap para me përmbushjen e detyrave të shtëpisë së vet. Në të kundërtën zgjatet mandati i këtij misioni dhe nxitet dalja e raporteve tjera, edhe imagjinare, që njollosin edhe më tej imazhin e Kosovës.

Andaj, të thuash se Barcelona do ta mposhtë Mançesterin më 28 maj, nuk bën ndonjë gabim, edhe në qoftë se ndeshja në Londër do të përfundojë me fitoren e Djajve të Kuq. Si adhuruese e Barcelonës që është, ministresha Çitaku mund të bëj prognozë, emocionale, të një ndeshje fudbollistike nga e cila Kosova nuk ka asnjë interes. Por “prognoza” për çështje të rëndësishme për qytetarët, nuk është edhe aq e pëlqyeshme në vendet ku ka përgjegjësi për fjalën e dhënë. E dimë se Bashkimi Evropian, si përherë, në mungesë të unitetit, luan me standarde të dyfishta, por plotësimi i kritereve të kërkuara nga Komisioni Evropian duhet bërë së pari për ngritjen e standardit jetësor të shoqërisë sonë, dhe jo thjeshtë vetëm për një shëtitje të lirë të një pjese të saj. Ky është edhe qëllimi kryesor. Retorika e politikës së sotme duhet kaluar në vepër sepse tani jemi shtetas dhe nuk kemi nevojë të mbahemi me infuzione sikurse para definimit të statusit për datën e pavarësisë. E mira është se gjithnjë e më pak po dëgjohet fjalia “E bo Zoti mirë”. Po kuptojmë se qeveritë shkojnë e vijnë. Mbase një ditë do të mësojmë të kërkojmë përgjegjësi.

Në trend

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Kalo në kategori