LAJMI I FUNDIT:

Endrit Krasniqi zgjedhet ylli i javës në Albi Mall Superligë

Endrit Krasniqi zgjedhet ylli i javës në Albi Mall Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall, vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.

Çmimi i më të mirit në javën e katërt i ka takuar futbollistit të FC Prishtina, Endrit Krasniqi.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Arben Zeqiri nga KFV Gjilani, Fatmir Mehmeti nga KFV Drita dhe Rifat Nasufi nga KFV KEK-u.


Komisioni vlerësoi se Krasniqi me lojën e shfaqur kundër Llapit ishte më i merituar për fitoren e Prishtinës, me rezultat 2:1 në “Zahir Pajaziti”.

Ai fillimisht nxori penallti në minutën e 13-të, të cilën në gol e shndërroi Kreshnik Uka, derisa më pas në minutën e 58-të shënoi golin që e vulosi fitoren e bardhekaltërve.
Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e Prishtinës e dorëzoi menaxherja e marketingut në Albi Mall, Fitore Osmani Muhaxhiri.

Endrit Krasniqi këtë çmim ia ka dedikuar krejt ekipit.

“Besoj që ky çmim është meritë e gjithë skuadrës, por natyrisht edhe e imja. Si unë personalisht, ashtu edhe i gjithë ekipi patëm paraqitje shumë të mirë në ndeshjen me Llapin, por në të njëjtin nivel kemi luajtur edhe në të ndeshjet e deritanishme. Mendoj që në Prishtinë është duke u bërë një organizim shumë i mirë dhe kjo na jep shpresë që të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe t’i marrim ndeshjet një nga një”, ka theksuar Krasniqi pas marrjes së këtij çmimi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

"Kam pasur një bisedë të pakëndshme me Guardiolan" - Walker flet për momentin e ndarjes nga Man City

Premier League
Real Madrid në situatë të ndërlikuar: Dy yjet e sulmit me oferta të mëdha, vështirë të mbahen

Real Madrid në situatë të ndërlikuar: Dy yjet e sulmit me oferta të mëdha, vështirë të mbahen

La Liga
Oferta e parë e Milanit për Gimenez u konsiderua fyese nga Feyenoordi

Oferta e parë e Milanit për Gimenez u konsiderua fyese nga Feyenoordi

Serie A
Mërgim Berisha bëhet me skuadër të re, në pritje të vizitave mjekësore dhe zyrtarizimit

Mërgim Berisha bëhet me skuadër të re, në pritje të vizitave mjekësore dhe zyrtarizimit

Bundesliga
Mësohet se pse Sergio Conceicao ishte i inatosur me lojtarët e tij - ata festuan deri në mëngjes para ndeshjes

Mësohet se pse Sergio Conceicao ishte i inatosur me lojtarët e tij - ata festuan deri në mëngjes para ndeshjes

Serie A
Kalo në kategori