LAJMI I FUNDIT:

Ëndërro Monakon, shijo Sarandën!

Ëndërro Monakon, shijo Sarandën!

Kush e ka provuar Cote D’axur; mund të thotë që Saranda është shumë pranë saj. Të paktën sa i takon bukurive të krijuara nga Dora e ZOTIT, qyteti bregdetar shqiptar, qëndron ndoshta edhe më lart se Monte Carlo. Duhet shumë punë që dora e njeriut të arrije të ndërtojë të njëjtën infrastrukturë si në rivierën franceze.

Por, derisa të ndodhë kjo, përse të mos shijojmë atë që na ka falur natyra. Sarandën e bukur!

Beautiful beach in Saranda, Albania.


Plazhet e Sarandës
Quhet plazhi “Rinia”, me rërë, me breg të cekët, shumë i përshtatshëm për fëmijët, dhe nuk është nevoja të përdorësh veturë për të shkuar atje, pasi ndodhet nën shëtitoren e qytetit.

pasqyrat

Plazhi me emrin “Pasqyrat”, plazh me rërë, shumë i frekuentuar nga të rinjtë ndodhet në rrugën Sarandë-Ksamil, pasi kalon manastirin dhe më pas të përshkosh një rrugë të pa asfaltuar mirë.

Gjiri i Kakomesë

Plazhi në Kakome (gji), plazh me rërë me det të pastër dhe të thellë. Shkohet nëpërmjet detit me anije të vogla por edhe në rrugë tokësore nëpërmjet itinerarit Nivicë-Bubar.

Riviera e Sarandës

Fillon me Gjirin e Kakomesë. Aty do të gjesh fshatrat Nivicë dhe Shën Vasil. Këtij të fundit deri kohët e fundit i thoshin Përparim, një emër që iu vu në kohën e komunizmit për të mos përmendur shenjtin. Dhe njerëzit u mësuan me këtë emër të ri. Tani fshati ka marrë sërish emrin e shenjtit. Jo shumë larg nga fshati ndodhet plazhi i bukur i Krorëzës.

Afër tij gjendet një manastir i vjetër kushtuar Shën Mërisë si edhe një shpellë që mund të përbëjë një atraksion më vete për të pasionuarit mbas speleologjisë.

Nivica

Nivica është një fshat jo bregdetar, fare afër Shën Vasilit, është fshat i njohur që përmendet që herët në dokumente historike. Veçanërisht ka qenë i famshëm për ushtarët që i dërgonte në ushtritë e huaja që nga Venediku dhe deri në Spanjë. Si shumë fshatra të tjerë të kësaj zone u dogj dhe u plaçkit nga Ali Pashë Tepelena.

© 2015 Hecktic Travels | A division of Hecktic Media Inc.

Nëse vazhdoni përgjatë rrugës kryesore brenda më pak se gjysmë ore do të ndodheni në një fshat tjetër të njohur, në Lukovë. Kjo është bërë e njohur ndër shqiptarët në kohën e komunizmit si një nga pikat më të rëndësishme të “aksioneve” për tarracimin e vendit, i cili nisi në mesin e viteve ’60-te. Sot plantacionet gjigante me dhjetëra mijëra pemë, për të cilat punuan shumë breza shqiptarësh, janë dëmtuar shumë.

Piqerasi

Pas Lukovës vjen Piqerasi, ku mos harroni të merri dhe të provoni, në mos më shumë, të paktën një shishe vaji ulliri. Do të mbeteni të mahnitur me shijen e tij.

Borsh

Pas 15 kilometrash do të arrini në një fshat tjetër me bukuri të rrallë, në Borsh. Rruga që do të përshkoni është një atraksion turistik më vete, gjatë të gjithë kohës do të keni në krahun tuaj të majtë siluetën e Korfuzit të rrethuar nga ujërat blu të Jonit. Borshi është një nga fshatrat më të mëdhenj të kësaj zone.

Në qendër të Borshit do t’ju tërheqë vëmendjen edhe një burim me ujëra të bollshme që zbret nga mali. I gjithë vendi është i rrethuar me rrape dhe këtu është ngritur një lokal ku ndalojnë thuajse të gjithë autobusët e linjës.

Ishujt e Ksamilit

Ishujt e Ksamilit

Gjendet pranë bregdetit të Jonit në bashkinë e Ksamilit të rrethit të Sarandë. Kanë sipërfaqe 15 ha, prej së cilës 5 ha tokë dhe 10 ha det. Ndodhen rreth 7.5 – 15 m m mbi nivelin e detit.

Janë ishuj të vegjël shkëmborë pranë njëri-tjetrit, të mbuluar me një vegjetacion tipik mesdhetar mjaft mirë i zhvilluar, i përbërë nga ilqeja (Quercus ilex), vërriu (Alnus glutinosa), vidhi (Ulmus campestris), dafina (Laurus nobilis ), mersina (Myrtis communis), etj, të klasës QurcioIlicis, ndërsa në ujin detar gjallon një faunë e florë mjaft e pasur, ku vlen të veçohet fanerogami (Halophyla stipulacea) dhe bivalvori (Pinna nobilis), lloje të mbrojtur nga konventat Ndërkombëtare, ku Shqipëria aderon. Përbën një zonë unikale dhe mjaft përfaqësuese e bregdetit shkëmbor jonik shqiptar.

Ky monument ka vlera turistike, shkencore, biologjike, Për të shkuar tek ky monument merret rruga automobilistike Sarandë-Ksamil, Ksamil-Ishuj me lundrim.

Monumente të mrekullueshëm natyre

Edhe monumentet e natyrës Saranda i ka të shumtë. Disa prej tyre:

pllakat

Pllakat, gjenden në bregdetin e Sarandës, në veri të kanalit të Çukës, kanë vlera shkencore dhe turistike;

Syri i Kaltër

Syri i Kaltër, i njohur në gjithë Shqipërinë për një bukuri të rrallë, gjendet në fshatin Muzinë të Komunës Mesopotam të rrethit të Delvinës,

Pylli i Butrintit

Pylli i Butrintit me sipërfaqe 13.5 ha, me vlera turistike, shkencore, kulturore, biologjike, estetike, historike etj.;

Gjiri i Kakomesë

Gjiri i Kakomesë, në Bregdetin e Jonit, në perëndim të fshatit Nivicë-Bubar, përfaqëson një gji të vogël detar, por mjaft piktoresk.

Kanali i Vivarit

Kanali i Vivarit, lidh lagunën e Butrintit me detin Jon, në grykëderdhje të tij është një kala e Ali Pashë Tepelenës;

Kanioni i Leshnicës

Kanioni i Leshnicës, ka një peizazh natyror shumë tërheqës;

Liqeni i Rrezës

Liqeni i Rrezës, gjendet në afërsi të lagunës së Butrintit dhe fshatit Xarë, ka faunë të pasur dhe vlera turistike, shkencore (hidrologjike e gjeologjike) dhe ekonomike;

Poria e Borshit

Poria e Borshit, objekt me rëndësi shkencore dhe turistike, ndodhet në qendër të fshatit, është e gjatë rreth 400 metra, e gjerë rreth 350 metra dhe e lartë 100 metra, ndërsa sipërfaqja 7,2 ha.

kisha

Shenjtët dhe Shenjtorët e Sarandës

Saranda ka dhe vende të tjerë si fjala vjen, Ksamili, Konispoli, Borshi, Lukova për t’u ndalur, por këtë radhë po e lëmë me kaq, për t’u hedhur në disa vlera të tjera të kësaj treve, siç janë objektet e vjetra të kultit.

Ato janë kryesisht kisha që vijnë që nga periudha bizantine, si Kisha e Manastirit të 40 Shenjtorëve që ndodhet në Lindje të Sarandës; Kisha e Manastirit të Shën Mërisë në Mesopotam, pak pak kilometra në rrugën që lidh Sarandën me hidrocentralin e Bistricës; Kisha e Manastirit të Shën Mërisë në Kakome, një kilometër larg gjirit me të njëjtin emër, Kisha e Manastirit të Shën Mërisë në Krorëz, tre kilometra në veriperëndim të Manastirit të Kakomesë; Kisha e Manastirit të Shën Mërisë në Kamena, tre kilometra në lindje të Delvinës, ndërtuar në vitin 1580; Kisha e Shën Thanasit në Muzinë; Xhamia e Gjin Aleksit, një xhami që i kushtohet një të krishteri dhe është ndërtuar mbi rrënojat enjë kishe në shekullin XVII-të që është ende funksionale; Kisha e Manastirit të Shën Gjergjit; Sinagoga e Hebrenjve, mendohet të jetë ndërtuar në fund të shekullit V, fillimi i shekullit VI-të.

Vende historike që mund të vizitoni

Ai që planifikon të pushojë në Sarandë duhet të ketë parasysh atë që thamë në fillim të këtij shkrimi, se Saranda, krahas atraksioneve turistike, ka dhe shumë vende historike, të cilave në agjendën tënde duhet t’u lësh ca kohë, pasi një pjesë e tyre janë në rrethinat jashtë Sarandës, shkruan revista Harmony. Po kush janë këto?

Butrinti

Butrinti

Përveç vlerave arkeologjike, Butrinti ofron një kompleks të tërë natyror dhe gjeosistem te veçantë. Qyteti antik ndodhet mes një gjelbërimi natyral, buzë liqenit karakteristik, vetëm 3 km larg detit, me të cilin lidhet nëpërmjet kanalit të Vivarit. Njoftimin e parë për ekzistencën e tij e jep Hekateu në shekullin e VI-të para Krishtit.

Në shek. VI-V p.e.s. ishte nën sundimin e Korfuzit. Në shekullin IV p.e.s. ndërtohet fortifikimi i rëndësishëm rreth e rrotull qytetit. Në gjysmën e parë të shekullit të III-të u ndërtuan disa prej ndërtesave më të rëndësishme të qytetit si agoraja, teatri, një portik, tempuj. Në mesin e shekullit

I para Krishtit pushtohet nga romakët, të cilët preferuan të mos e shkatërronin sikurse kishin bërë me shumicën e qyteteve epirote. Gjatë luftës civile mes Jul Cezarit dhe Pompeut, Butrinti ishte një bazë e rëndësishme detare dhe furnizimesh për ushtrinë e Cezarit. Në periudhën romake qyteti përjetoi një valë ndërtimesh të rëndësishme. Të tilla janë një gjimnaz, banja publike, tempulli i Eskulapit, shtëpi banimi, nymfeu.

Butrinti b

Në periudhën bizantine janë trashëguar një sërë ndërtimesh kulti, mes të cilave dallojnë një baptiser, dy bazilika dhe katër kisha. Vendbanimi qytetar vazhdoi pa ndërprerje jetën e tij gjatë gjithë mesjetës, duke u përmendur shpesh edhe si qendër peshkopale. Mes shekullit XI dhe fillimit të shekullit XIX, qyteti kaloi në duar sundimtarësh e pushtuesish të ndryshëm, që nga normanët e Robert Guiskardit, kryqtarët, bizantinët e Mihal Komnenit, suevët e Manfredit të Siqelisë, anzhuinët e Karlit I. Në 1306 ra nën zotërimin venedikas të cilët e mbajtën gjatë, deri në vitin 1797 dhe lanë pas një numër të madh fortifikimesh shumë të dukshme edhe sot e kësaj dite.

Me largimin e vendikasve, Butrinti ra vetëm për pak kohë në duart e francezëve të Napoelon Bonapartit dhe një vit më vonë u zotërua nga Ali Pashë Tepelena, i cili ndërtoi pranë tij edhe një kala. Gërmimet e para arkeologjike do të kryheshin gjatë viteve 1928 -1941 nga arkeologu i mirënjohur italian Luigji Ugolini. Butrinti është përfshirë prej disa vitesh në pasuritë botërore të trashëgimisë kulturore dhe gjendet nën mbrojtjen e UNESKO-s.

finiqi

Finiqi antik

Ky është qyteti antik ku mendohet se ka lindur mitologjia e lashtë. Në qendër të kodrës së Fonikes ndodhet akropoli, zemra e qytetit. Duket se zhvillimin më të madh qyteti e ka pasur në shekullin e II-të para Krishtit. Në vitin 233 para Krishtit Finiqi bëhet qendra e Lidhjes Epirote, në vitin 230 para Krishtit, ardianët, një fis tjetër ilir që vinte nga Veriu e pushtoi për pak kohë qytetin. Ardianët u tërhoqën shpejt pasi morën me vete skllevërit dhe trofetë e luftës.

Finiqi është gjithashtu i njohur sepse pikërisht këtu u nënshkrua traktati i paqes mes romakëve dhe Filipit të Maqedonisë. Në 168 para Krishtit romakët e pushtuan qytetin dhe e plaçkitën atë. Me mijëra banorë u kthyen në skllevër.

finiqi 2

Qyteti e ka vazhduar jetën e tij në fushë, në shekujt e parë pas Krishtit. Ai vazhdonte të priste monedhat e tij dhe të kishte një jetë relativisht të begatë. Në shekullin e VI-të Justiniani e rifortifikoi qytetin. Finiqi i sotëm është një fshat i madh e i mbajtur mirë dhe i banuar. /Telegrafi/