LAJMI I FUNDIT:

Ende nuk ka zgjidhje për deponinë në Strugë

Ende nuk ka zgjidhje për deponinë në Strugë

Edhe këto ditë sasi të mëdha të mbeturinave grumbullohen në lokacionin ekzistues në deponinë në qytetin e Strugës, ndërsa në vend që të zgjidhet, problemi edhe më shumë thellohet. Nuk ka asgjë nga paralajmërimet se mbeturinat e Strugës do të barten në deponinë e Shkupit Drislla.

Qytetarët e Strugës kërkojnë që t’u jepet fund manipulimeve për deponinë dhe të ndërmerren masa për pastrimin e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Rrjedhja e gjërave nuk premton se diçka seriozes po ndodhë. Jo vetëm se struganët janë të shqetësuar por edhe unë si shkupjan që 25 vjet jam këtu dhe kam banesën time”, thotë një qytetar.


Kryetari i Strugës, Mustafa Zabzun, sot nuk ishte i kapshëm për komente për atë se kur do të fillojnë aktivitetet në terren dhe nëse struganët mund të shpresojnë për një zgjidhje të shpejtë.

Jozyrtarisht, Alsat mëson se për tranpsport deri në deponinë Drislla do të duheshin rreth 140,000 euro./Telegrafi/Alsat/