Ende nuk dihet kur do të arrijnë vaksinat kineze në Maqedoni

Kryeministri Zoran Zaev dje tha se po pret që këto ditë të ketë informacione nga Kina se kur do të arrijnë vaksinat kundër coronavirit.
Ai sqaroi për paradhënien e vaksinave kineze duke thënë se është tërhequr për shkak se ka pritur vërtetim nga MPJ-ja kineze.
"Paradhënia është lëshuar si pjesë e procedurës. Paratë janë këtu, në të njëjtën xhirollogari të MSH-së. Pres informacion pozitiv për procedurës që është nisur", theksoi Zaev dhe shtoi se është çështje ditës se kur do të arrijë vërtetime për dërgimin e vaksinave në Maqedoninë e Veriut.
Sipas Zaev, askund në botë nuk mund që me saktësi të thuhet se kur dhe çfarë vaksinash do të arrijnë.
Ndryshe, procesi i vaksinimit kundër virusiut COVID-19 filloi para dy javëve, ndërsa të parët që po vaksinohen në vend janë punonjësit shëndetësorë, ndërsa pas tyre prioritet do të kenë personat e moshuar mbi 70 vjet./Telegrafi/




















































