Ylli i Clujit, Meriton Korenica ishte i ftuar në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Mesfushori shqiptar ka zbuluar disa prapaskena interesante, ndër to edhe momentet më kritike të babait të tij tashmë të ndjerë.


“Në janar kur babait filloi t’i përkeqësohej gjendja, duhej të fillohej me terapi të re, pak më të forta edhe duhej dikush ta sillte në Prishtinë”, rrëfen Korenica.

“Në një ndeshje shënova gol dhe thash me vete pse e shënova. Ndodh një rast në një lojë tjetër nga fundi i atij muaji (janar) dhe transferi ishte larg edhe dy ditë”.

“Nuk eci asgjë, kartoni i kuq, asgjë nuk shkoi për ekipin. Shkoj tek presidenti dhe i them që të më lejoj të shkoj...”, rrëfen më tej Meritoni.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorit tonë Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

telegrafi sport app