LAJMI I FUNDIT:

Ende asnjë masë për zhvendosjen e deponisë së egër në Strugë

Ende asnjë masë për zhvendosjen e deponisë së egër në Strugë

Vetëm 30 ditë para muajit maj, kur është edhe afati i fundit që autoritetet lokale të Strugës të nisin punimet për zgjidhjen e problemit me deponinë e qytetit, në terren për momentin nuk ka asnjë aktivitet. Në vend të ripërpunimit dhe dislokimit të mbeturinave në vend tjetër, në lokacionin ekzistues vazhdojnë të hidhen sasi të mëdha të mbeturinave.

Nga komuna e Strugës thonë se javën e ardhshme do të shpallet tenderi për furnizim me makina për shtypjen e mbeturinave si dhe përzgjedhjen e kompanisë e cila do të realizojë konservimin e deponisë dhe transportin e mbeturinave me kontejnerë deri në Drislë. Ata presin që e tërë procedura të përfundojë për rreth 20 ditë.

Banorët e komunës së vogël të Debërcës në Ohër, paralajmërojnë revolucion ekologjik nëse shteti vendos që deponinë rajonale ta ndërtojë në territorin e tyre, ku duhet të bartet mbeturina nga Ohri, Struga, Dibra dhe Kërçova. Nga kjo komunë është formuar trupi koordinues që të pengohet ndërtimi i deponisë rajonale.


Pas paralajmërimeve se Qeveria përkohësisht do të merr menaxhimin me deponitë rajonale, nga komuna e Ohrit thonë se së shpejti do të marrin vendim për bartjen e kompetencave në pushtetin qendror lidhur me deponinë rajonale./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori