LAJMI I FUNDIT:

EMRI

EMRI

Poezi nga: Carol Ann Duffy
Përktheu: Rajmonda Çollaku

Kur do jetë shndërruar emri yt,
nga një emër i përveçëm
në magji?

Dy zanoret e tij
gati-gati stoli
në fill të frymës sime.


Tri bashkëtingëlloret
gojën ma shënjojnë
porsi puthje.

E dua emrin tënd.
Pareshtur, pareshtur e them
këtij shiu vere.

Alfabetit
në heshtje e shquaj
si një dëshirë.

Mbrëmjeve
e lus
gjersa germat t`i përflaken.

E ndiej emrin tënd
të rimojë, të rimojë
me gjithçka.