Emre Can drejt largimit, Liverpooli nuk e ka zbuluar fanellën e lojtarit për sezonin e ri

15:"© Liverpool FC
Liverpool ka zbardhur uniformat e reja për sezonin e ardhshëm 2018/19.
Bëhet fjalë për fanellat klasike të njohura si "New Balance", ku dominon ngjyra e kuqe dhe ndonjë element i vogël i bardhë.
Të gjithë lojtarët janë prezantuar me fanellat e reja ndërsa mungon një ndër futbollistët kryesor.

The Reds nuk e ka prezantuar fanellën me emrin e mesfushorit gjerman Emre Can.
Futbollistit, të cilit i mbaron kontrata në fund të sezonit, duket se e ka të sigurt largimin nga “Anfield Road”.
Juventusi dhe Bayern Munich janë dy prej shumë skuadrave evropiane që po kërkojnë shërbimet e lojtarit.
Sidoqoftë, duket se është më se e sigurt se trajneri Jurgen Klopp do të humbasë një titullar shumë të rëndësishëm. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
19/04/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































