Site icon Telegrafi

Emrat më të pazakontë të fëmijëve të të famshmëve

(Foto: PopCrush/Mirror)

Të famshmit kanë zakon t’u vënë fëmijëve të tyre emra krejt të pazakontë. Duke filluar me shembullin e fundit të aktores Scarlett Johansson, e cila i dha djalit të saj emrin Cosmo.

Aktorja hollivudiane dhe bashkëshorti i saj, Colin Jost, së fundmi u bënë prindër, ndërsa e treguan emrin e fëmijës së parë së bashku duke e postuar në Instagram.

“Në rregull, jemi bërë me fëmijë. Emri i tij është Cosmo. Ne e duam shumë atë”, kishte shkruar Jost.

Edhe pse emri ka një kuptim të bukur, ai vjen nga fjala greke për harmoninë dhe bukurinë, në të njëjtën kohë do të thotë emri i një prej revistave më të famshme të ditëve të sotme, si dhe emri i një kokteji.

Lexo po ashtu Scarlett Johansson dhe Colin Jost bëhen prindër

Ed Sheeran dhe gruaja e tij, Cherry Seaborn, e quajtën vajzën e tyre të porsalindur Lyra Antarktika, ndërsa Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin përfunduan në kopertinat e revistave duke e quajtur vajzën e tyre Apple (mollë).

Një nga emrat ndoshta më të diskutueshëm për foshnjat ishte zgjedhja e Elon Musk, i cili e quajti vajzën e tij X Æ A-Xii, kurse se e shqiptonte si “X-Ash”.

Disa emra tingëllojnë krejtësisht të çuditshëm si wacky-Kal-El (i çmendur-Kal El) që është emri i djalit të Nicolas Cage dhe Pilot Inspektor i aktorit Jason Lee, ndërsa disa janë thjesht jokonvencionalë.

Pionieri i emrave të çuditshëm të fëmijëve ishte Frank Zappa, i cili i quajti fëmijët e tij Moon Unit, Dweezil dhe Diva Thin Muffin.

Fëmijët e kuzhinierit të famshëm, Jamie Oliver dhe gruas së tij, Juliette Norton, quhen Poppy Honey Rosie, Daisy Boo Pamela, Buddy Bear, Petal Blossom Rainbow dhe River Rocket Blue Dallas. /Telegrafi/

Exit mobile version