LAJMI I FUNDIT:

Emrat e personave që duhet të paraqiten nesër në sallën “1 Tetori” në Prishtinë për dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

Emrat e personave që duhet të paraqiten nesër në sallën “1 Tetori” në Prishtinë për dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

Ministria e Shëndetësisë, ka ftuar qytetarët që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, që nesër, ditë e hënë, të paraqiten në sallën “1 Tetori” për marrjen e dozës së dytë, sipas terminëve të caktuara.

MSh thotë se qytetarët që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë sipas datave të lartë perënduara, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, për tu vaksinuar me dozën e dytë.

Emrat e personve që duhet të shkojnë për vaksinim nesër mund t’i gjeni KËTU.


Ndërkaq, IKSHPK njoftoi se të dielën (13 qershor) është shënuar një rast i vdekjes nga COVID-19 dhe janë regjistruar edhe shtatë persona të infektuar.

Sipas njoftimit, nga COVID-19 janë shëruar edhe 103 pacientë, ndërsa raste aktive janë 434.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, në 24 orët e fundit janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka njoftuar se javën e ardhshme do të fillojë imunizimi masiv i qytetarëve.

Në Kosovë, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 ka nisur në fund të marsit./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori