Emona Center do të hapë zyrtarisht pikën e saj të dytë në Ferizaj më 18 shkurt, duke filluar nga ora 14:00, në Rr. Cen Dugolli, në kompleksin banesor Endriti EEA.

Hapja e kësaj pike shënon një tjetër hap të rëndësishëm në zgjerimin e rrjetit të Emona Center, duke konfirmuar përkushtimin për të qenë sa më afër konsumatorëve me produkte cilësore, çmime konkurruese dhe shërbim të besueshëm.


Pika e re është konceptuar për t’iu përshtatur nevojave të përditshme të familjeve, me organizim funksional të hapësirës dhe qasje të lehtë për klientët. Ashtu si në lokacionet ekzistuese, edhe këtu do të ofrohet një gamë e gjerë produktesh ushqimore dhe shtëpiake, me standardet e njëjta që e kanë bërë Emona Center një emër të njohur në treg.

Për të gjithë qytetarët që duan ta gjejnë më lehtë adresën, lokacioni i saktë i pikës së re të Emona Center në Ferizaj mund të gjendet përmes këtij linku: Emona Center

Me këtë zgjerim, Emona Center forcon praninë në treg dhe vazhdon strategjinë e saj të zhvillimit të qëndrueshëm, duke e vendosur konsumatorin në qendër të çdo investimi.

Emona Center - ne dallojmë nga të tjerët!