Emma Stone ka mirëpritur një vajzë me bashkëshortin e saj, komedianin Dave McCary.

Është fëmija i parë i aktores, i cili thuhet se ka lindur më 20 mars, sipas disa raportimeve që janë bërë.


Gjinia e foshnjës së Emmas nuk është zbuluar akoma, megjithëse një burim pranë revistës People deklaroi se është vajzë.

41086004 9415115 image a 1 1617033978261 Emma Stone (Foto: Getty Images)

Lajmi për lindjen e Emmas u konfirmua nga TMZ të premten në mëngjes dhe burimet thanë se aktorja, 32 vjeçe, lindi këtë muaj në Los Angeles.

Çifti ndërkohë ende nuk e ka bërë të ditur emrin e foshnjës së porsalindur.

Shtatzënia e artistes amerikane u njoftua në janar kur një burim theksoi për E!News se Stone është në pritje të ëmbël për të parën herë.

41085996 9415115 image a 2 1617034028476 Emma Stone dhe Dave (Foto: Getty Images)

Stone dhe komediani, shkrimtari e regjisori i njohur kanë filluar të takohen që nga viti 2017.

Të njëjtit konfirmuan fejesën në dhjetor të vitit 2019, gjersa majin e vitit të kaluar u raportua se ata janë martuar fshehurazi.

Martesa e çiftit është mësuar nga disa burime pranë People, pak javë pasi u shfaqën së bashku në një shëtitje në Los Angeles. /Telegrafi/

40967858 9117953 image a 51 1616748162228 Emma Stone (Foto: Backgrid)