LAJMI I FUNDIT:

Emisari gjerman për Ballkanin sot në Kosovë, pritet të takohet me Gërvallën

Emisari gjerman për Ballkanin sot në Kosovë, pritet të takohet me Gërvallën

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, sot pritet të vijë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se i dërguari i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, do të takohet me zëvendëskryeministren dhe njëherësh ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallën.

Kjo është vizita e parë e emisarit Sarrazin në Kosovë, që nga emërimi i tij në këtë pozitë në shkurt të këtij viti.


Ditë më parë, ai ishte për vizitë zyrtare edhe në Serbi, ku u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në takim, siç njoftoi presidenca serbe, është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

“Duke folur për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, bashkëbiseduesit u pajtuan se bisedimet janë  mënyra e vetme e drejtë për zgjidhjen e çështjeve të hapura, si dhe për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme”, thuhej në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori