LAJMI I FUNDIT:

Emisari gjerman: Është e qartë, njohja reciproke është qëllim i dialogut

Emisari gjerman: Është e qartë, njohja reciproke është qëllim i dialogut

Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se njohja reciproke është qëllim i dialogut.

Sarrazin deklaroi se procesi i dialogut ka bërë dhjetë vjet dhe tani është koha ku kërkohen rezultate konkrete.

“Nuk ka shkallë më të lartë të seriozitetit në këtë drejtim dhe po përfshijmë gjithçka në këtë drejtim”, tha Sarrazin.


Ai tha se tani në Gjermania ka qeveri të re dhe është një lloj vazhdimësie e qeverisë së kaluar, por ka disa thekse në politikën e jashtme.

“Thjesht po investojmë përpjekjet që mundemi në dialog”.

Emisari gjerman u shpreh se ai merret me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, por sipas tij ka edhe zyrtarë të tjerë.

“Lajçak është kuzhinieri dhe ne jemi ndihmësit për të kontribuar për aq sa në jepet mundësia”, ilustroi Sarrazin situatën aktuale me emisarët e caktuar për dialogun Kosovë-Serbi.

“Besoj se është e qartë progresi që duhet të arrihet në bisedime. Kemi disa marrëveshje që nuk janë përfundimtare. Duhet të ballafaqohemi me problemet që janë trajtuar në marrëveshjet e Brukselit. Në fund na duhet marrëveshja për normalizim të plotë të nënshkruar nga të dy palët”, tha Sarrazin, sipas të cilit përmbushja e marrëveshjeve të nënshkruara nga Kosova është pjesë e kësaj. Ai tha se nuk duhet të ketë mungesë të vullnetit për dialog.

“Nganjëherë pala serbe flet për njohjen në anën negative, por është bërë krejtësisht e  qartë nga vizita e kancelarit Scholz në rajon se njohja është qëllimi dhe presim nga Kosova të flasë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, u shpreh Sarrazin, sipas të cilit, është thënë shumë qartë se kjo nuk bën kërcënim ndaj shtetësisë së Kosovës.

“Por nuk ka temë tabu në dialog”, deklaroi Sarrazin, duke shtuar  se duhet të folur dhe të dilet me propozime. “Kam ndjenjën se ka vullnet në shoqërinë e Kosovës se duhet ët flitet për këto tema dhe për palën serbe kam ndjenjën se duan të flasin për njohje”, tha Sarrazin në televizionin publik.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori