LAJMI I FUNDIT:

Emini: Pa përfshirjen e gjithë spektrit politikë në Kosovë, nuk ka marrëveshje me Serbinë

Emini: Pa përfshirjen e gjithë spektrit politikë në Kosovë, nuk ka marrëveshje me Serbinë

Analistja Donika Emini në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se edhe nëse arrihet ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë do të duhet kohë që ajo të implementohet.

“Ne edhe në të kaluarën kemi nënshkruar marrëveshje por që të njëjtat kanë qenë vështirë të implementueshme. Pajtohem që në Uashington nuk shkohet për të negociuar por për të nënshkruar, por atje nuk besoj që do të nënshkruhet një marrëveshje finale pasi Vuçiqi nuk ka dhënë indikacione se do të pranojë ndonjë marrëveshje”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Analistja thotë se çështjet ekonomike janë transferuar në SHBA ndërsa ato politike mes Kosovës dhe Serbisë kanë mbetur në Bruksel.


Emini thotë se duhet pasur parasysh se Ballkani nuk mund të jetë më problematikë se Lindja e Mesme.

“Me 13 gusht Trump e arriti një sukses në arritjen e paqes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Analistja thotë se edhe nëse Kosova nënshkruan ndonjë marrëveshje ekonomike me Serbinë duhet të kemi kujdes pasi sipas saj kjo e fundit ka ekonomi shumë më të fortë se ne dhe jo gjithçka do të jetë në interesin tonë.

Emini thotë se ka marrëveshje që vet Thaçi e Vuçiq i kanë shtyrë në mënyrë që sipas saj ata të zgjasin jetën e tyre politike në pushtet.

Analistja thotë se pa unitet të brendshëm politik vështirë se mund të ketë marrëveshje.

“Pa gjithpërfshirje dhe pa unitet të brendshëm politik nuk ka marrëveshje. Pa partinë fituese të zgjedhjeve nuk e di si mund të shtyhet përpara një marrëveshje”, deklaroi ndër të tjera Donika Emini./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori