“Ishte një ndjenjë e madhe, sepse ai gol vlen tri pikë. E kërkuam fitoren me ngulm dhe mundi u shpërblye. Ishte shumë e vështirë, sepse Besa ka një ekip mjaft të fortë, po në këtë ndeshje kërkuam tri pikë dhe në fund ia arritëm”, tha Emini për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Llapi serish vendas, tani pret Vushtrrinë. A pret edhe tri pikë pa vështirësi? “Prapë e kemi në Merdarë.


Nuk ka kundërshtarë të lehtë, pres një ndeshje të mirë dhe sigurisht me ngulm do t’i kërkojmë tri pikë”, thotë kapiteni llapjanë.

Llapjanët ngritën në vend të katërt me 17 pikë, duke iu afruar edhe kreut, kurse Besa është e gjashta me 14 pikë të tubuara.
 

telegrafi sport app