Hip hop superylli, Eminem, ka publikuar klipin e ri.

Vetëm një javë pas lansimit të albumit, Eminem potencoi se ka gati klipet.


2014Eminem Getty484723013090514

Tash ai ka realizuar klipin "Walk on Water" që është një duet me Beyoncen.

Edhe pse Beyonce nuk shihet në videoklip, Eminem sjellë një nga këngët më të mira të albumit të ri "Revival".

Video për momentin është e transmetueshme vetëm në Apple Music për 30 sekonda.

Eminemi e konsideroi albumin e tij të ri si përpjekjen e radhës së tij për të treguar shpëtimin nga fenomenet negative dhe se ai tash po shijon jetë normale.

Eminem

Një tjetër bashkëpunim nga ky album që bëri bujë ishte ai me Ed Sheeran. /Telegrafi/