Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, këto ditë ka qenë në Kosovë.

Bukuroshja nga Mali i Zi, që jeton dhe vepron prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vizituar varrezat e familjes Jashari në Prekaz.


Këtë e ka bërë të ditur ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ka qenë e shoqëruar me të.

449679691 1020429579444634 2529440797692422337 n Foto: Screenshot/Facebook

Postimi i plotë i Jahjagës (pa ndëhryrje):“Në Prekazin heroik, aty ku liria i ka rrënjët. Bashkë me Konsulen e Nderit të Shqipërisë në Florida Znj. Emina Çunmulaj vizituam sot Kompleksin e familjes legjendare Jashari. Sakrifica dhe kontributi i familjes Jashari për lirinë që sot e gëzojmë është sublim dhe i pakrahasueshëm. Përulemi para tyre dhe të gjithëve që në një mënyrë apo tjetër kanë kontribuar në lirinë dhe mirëqenien e vendit tonë. Përjetësisht lavdi”. /Telegrafi/