Emina Cunmulaj shtatzënë për herë të dytë, publikon fotografi me barkun e rrumbullakosur (Foto)

Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë.
Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqet bashkë me bashkëshortin dhe vajzën.
Veshur me një fustan blu, Cunmulaj ka vënë në pah barkun e saj të rrumbullakosur, me ç'rast edhe ka zbuluar se është shtatzënë sërish.
"Familja jonë po shtohet", ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Ndryshe, Emina është e martuar prej vitesh me miliarderin iranian Sam Nazarian, dhe së bashku kanë një vajzë, të quajtur Alla Faria.
Komentet dhe urimet nga ndjekësit e saj për shtatzëninë e dytë, kanë qenë të shumtë nga ana e fansave të saj. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































