Aktori dhe komediani, Pete Davidson, po vazhdon serinë e tij në gjetje e dashurisë me zonjat e listës A, dhe këtë herë me, Emily Ratajkowskin.

Ish-komediani i SNL, 28 vjeç, dhe modelja, 31 vjeç, thuhet se janë 'në fazat e hershme' të takimit dhe 'pëlqejnë vërtet njëri-tjetrin'.


Ata 'kanë folur për disa muaj tani' pasi u takuan nga miq të përbashkët, tha një burim për Us Weekly.

64536569 11428263 Davidson pictured on September 20 2022 in New York a 61 1668478868879

Burimi më tej zbuloi se Pete – pas një romancë të stuhishme me Kim Kardashian , 42 vjeçe 'e pëlqen sa inteligjente është Emily'.

Dyshja thuhet se janë "në fazat shumë të hershme, por të dy e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin".

64536477 11428263 Wow Ratajkowski was first linked to the lothario after a wild in a 60 1668478868780

“Pete e bën Emily-n të qeshë dhe atij i pëlqen sa inteligjente është ajo”, vazhdoi të thotë burimi.

Çifti fillimisht ndezi thashethemet për romancë pasi u panë "të kapur duart" në një takim në Brooklyn të shtunën mbrëma (12 nëntor), sipas një informacioni anonim në llogarinë e thashethemeve në Instagram “DeuxMoi”.

64551143 11428263 image m 96 1668479955149

Kujtojmë që Ratajkowski ka jetuar jetën e saj si beqare që kur u publikua lajmi se ajo po i jepte fund gjërave me Bear-McClard në korrik.

Menjëherë pas paraqitjes zyrtare të kërkesës për divorc në shtator, nëna e një fëmije filloi të shoqërohej me Brad Pitt, thanë burimet në atë kohë.

64548335 11428263 Intelligent The source said they both really like each other and a 97 1668479962925

“Njerëzit kanë spekuluar për këtë për një kohë. Brad nuk po takohet me askënd. Pitt dhe Ratajkowski janë parë disa herë së bashku”, tha një burim në shtator.

Ndërkohë, Davidson – i cili ka një histori të gjatë të takimeve me emra të njohur dhe ka mbajtur një profil të ulët që nga ndarja me Kardashian në gusht.

64458135 11428263 Lothario Pete who has famously landed beauties including Kate Be a 67 1668478869828

“Kim dhe Pete kanë vendosur të jenë thjesht miq,”, tha në atë kohë një burim i afërt me Kardashian, duke konfirmuar fundin e lidhjes së tyre nëntëmujore.

60319515 11428263 Ex Emily split from husband Sebastian Bear McClard in July the p a 62 1668478868954

“Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, por zbuluan se distanca e gjatë dhe oraret e tyre kërkuese e bënë vërtet të vështirë ruajtjen e një lidhjeje”, u tha tutje për ndarjen e tyre.

Davidson më parë ishte gjithashtu në lidhje me Ariana Grande, Kate Beckinsale, Kaia Gerber dhe Phoebe Dynevor. /Telegrafi/