Emily Ratajkowski, modelja e njohur 33-vjeçare, mahniti ndjekësit e saj në Instagram me një fotografi ku shfaqej pa sytjena, duke nxjerrë në pah barkun e saj të tonifikuar.

E veshur me një pulovër të kuqe me prerje të guximshme, ajo tërhoqi vëmendjen me linjat e saj elegante ndërsa pozonte me iPhone, kafe dhe çanta pazaresh në dorë.


Postimi përfshinte gjithashtu një etiketim për markën e modës “Gimaguas”, të themeluar nga binjaket Claudia dhe Sayana Durany, shkruan DailyMail.

92206099 14097693 Emily Ratajkowski put her abs on display in a red sweater and bl a 20 1731959787704

Lajmi vjen pasi Ratajkowski u shpall ambasadorja e re amerikane për Intimissimi, duke zëvendësuar Jennifer Lopez.

Në një deklaratë për mediat, Emily u shpreh entuziaste për bashkëpunimin: "Intimissimi feston feminilitetin në një mënyrë frymëzuese. Besoj në fuqinë e të brendshmeve të bukura për të fuqizuar dhe për të rritur vetëbesimin".

92208179 14097693 She was bra free as she flashed plenty of flesh a 21 1731960594246

Drejtori i markës “Intimissimi”, Matteo Veronesi, përshëndeti bashkëpunimin, duke vlerësuar karizmën dhe energjinë moderne të modeles.

Emily ndau gjithashtu disa fotografi të linjës së re në rrjetet sociale, duke përfshirë dizajne të tilla si bustier dhe kimono, që pasqyrojnë stilin e saj të sofistikuar. /Telegrafi/

92205883 14097693 The sighting comes after Emily was named the new U S brand ambas a 22 1731960594248

92205879 14097693  I am thrilled to join Intimissimi as their U S Brand Ambassador a 23 1731960594315