Unai Emery ka vendosur të largohet në fund të sezonit nga skuadra e madhe franceze, Paris Saint-Germain.

PSG ka fituar titullin kampion dhe Kupën e Ligës në Francë, por kanë dështuar në luftë për trofeun më të madh ekipor, Ligën e Kampionëve.


Ky dështim në fazën e eliminimit direkt ka bërë që të lëkund karrigen e trajnerin spanjoll, Emery.

Pas kësaj humbje është përfolur shumë një shkarkim i spanjollit, por drejtuesit kanë vendosur ta lënë të qetë trajnerin deri në fund të sezonit.

Unai Emery 2 Unai Emery (Getty Images)

Tani është vet Emery, i cili ka konfirmuar largimin në fund të sezonit nga Parc des Princes.

Emery vendimin e tij ia ka zbuluar drejtuesve të klubit, por edhe lojtarëve.

"U kam thënë lojtarëve, (drejtorit sportiv) Antero (Henrique) dhe presidentit (Nasser Al-Khelaifi) se ka mbaruar gjithçka".

"I falënderoj të gjithë. Gjithçka që mbetet është finalja e Kupës së Francës", ka thënë Emery. /Telegrafi/

telegrafi sport app