Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar propozimin e Komisionit Rekomandues për emërimin e anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të ‘Trepça, Sh. A.’ dhe anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) të Agjencisë Kosovare të Akreditimit (AKA-së).
Anëtarët e rinj të Bordit Mbikëqyrës të Trepçës janë Esat Peci, Feriz Fetahu, Xhafer Nuhi, Shyqri Sadiku, Ardian Syla dhe Naser Peci.
Kryeministri Haradinaj bashkë me Kabinetin Qeveritar kanë aprovuar edhe Projektligjin për Institucionet Mikrofinanciare, qëllimi i të cilit është rregullimi i licencimit, veprimtarisë dhe mbikëqyrjes së institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve financiare jobankare në Kosovë.
Gjithashtu, u aprovua Udhëzimi Administrativ për Planifikimin dhe Hartimin e Dokumenteve Strategjike dhe Planeve të Veprimit, i cili ka për qëllim të krijojë praktikë unike në procesin e planifikimit dhe hartimit të dokumenteve strategjike ashtu siç është përkufizuar me Rregulloren e Punës së Qeverisë së Kosovës, nëpërmjet vendosjes së kritereve dhe metodologjisë së unifikuar, si dhe përcaktimit të detajuar të të gjithë hapave procedural rreth përgatitjes dhe miratimit të dokumenteve strategjike.
Në mbledhjen e sotme u aprovua edhe Rregullorja për Menaxhimin e Projekteve në Fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, përmes së cilës bëhet përcaktimi i standardeve dhe rregullave unike për inicimin, planifikimin, ekzekutimin, monitorimin dhe kontrollin, si dhe përmbylljen e procesit të menaxhimit të projekteve në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, në institucionet e Republikës së Kosovës.
Qeveria e Kosovës mori vendim për themelimin e Grupit Punues Teknik me qëllim të propozimit të zhvillimit të Minierës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe miratoi nismën për negocimin e Marrëveshjes me Republikën e Shqipërisë lidhur me njohjen reciproke të patentë shoferëve.
Po ashtu, u aprovua Nisma për negocimin e Marrëveshjes me Qeverinë e Mbretërisë së Arabisë Saudite, për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal lidhur me Tatimin në të Hyra dhe Kapital, e cila do të zbatohet për tatimet në të hyra të vëna në emër të Shtetit Kontraktues apo të nëndivizioneve të saj politike apo autoriteteve lokale, pavarësisht mënyrës se si vjelën ato. Poashtu, u aprovua edhe Nisma për negocimin e Marrëveshjes me Dukatën e Madhe të Luksemburgut lidhur me Projektin “Mbështetje për Reformën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë, e cila do të arrijë shumën deri në 5 milionë euro, në bazë të granteve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës