Këngëtarja me famë botërore Emeli Sande është ngjitur sonte (e mërkurë) në skenën e sheshit "Skënderbej" në Tiranë.

Ky koncert është organizuar nga bashkia e Tiranës, me rastin e festave të nëntorit.


Emeli5

Emeli, e cila është e njohur për hitet në karrierën e saj, performoi sot para mijëra shqiptarëve të mbledhur në sheshin "Skënderbej".

Një nga momentet më të veçanta gjatë mbrëmjes, duket të ketë qenë ai kur këngëtarja bëri shqiponjën me duar.

emeli8

Nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, vërehet se atmosfera e krijuar ka qenë 'e zjarrtë' dhe shqiptarët e kanë shijuar në maksimum. /Telegrafi/

Emeli2

Emeli3

Emeli4

Emeli6

Emeli7