Mesfushori shqiptar, Elvis Rexhbeçaj, me shumë gjasa do ta vazhdojë karrierën te Augsburgu.

Sipas BILD, FC Augsburg ka arritur marrëveshje me Wolfsburgun për Rexhbeçajn, i cili kishte kontratë me ujqit deri në vitin 2023.


Augsburg mbeti pa mesfushorin Niklas Dorsch, i cili pësoi një dëmtim të rëndë dhe u hedh në treg për të gjetur zëvendësues.

Ata do të paguajnë te Wolfsburg  një tarifë transferimi prej 1.75 milionë euro, por shuma mund të rritet edhe më tej nëse marrëveshja është e suksesshme.

Rexhebeçaj pritet të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare.

GetPaidStock.com 629dc38245e1c

Mesfushori ka luajtur në dy vitet e fundit në Bundesliga si huazim te Bochum dhe Koln. /Telegrafi/

telegrafi sport app