Këngëtarja Elsa Lila tregon në "Mirëmbrëma Yje" me Arbana Osmanin se pse u fut në Ferma VIP.

"Të them të drejtën unë kur kam marrë vesh që Elsa Lila do të futet te Ferma me aq sa e njoh thashë qenka bashkuar qielli dhe toka", iu drejtua Arbana.


"U bashkuan në fakt. Por pastaj i ndava prapë", u shpreh artistja.

Tutje u pyet nga moderatorja: "Çfarë ndodhi, pse pranove, pse hyre dhe si shkoi?".

"Nuk dua të përmend emra por ata dy emra që më mbushën mendjen ishin abastanza të rëndësishëm për mua saqë unë të pranoja një aventurë, edhe një sfidë pse jo me veten time të tillë", tha ajo.

Mes tjerash theksoi: "Ishin dy persona të produksionit, të cilët me të cilët unë jam rritur artistikisht kemi bërë gjëra të mrekullueshme bashkë dhe i kam si familje, të cilët më ndërmorën këtë aventurë të mrekullueshme që ishte Ferma VIP. Po të kishte qenë një tjetër lloj formati le të themi pa natyrë nuk do të kisha pranuar por prezenca e natyrës dhe e kafshëve ishte vendimtare".

Atë vit, fitues i Ferma VIP duhet theksuar se u zgjodh TikTok-eri Dijonis Biba. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com