LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk për herë të tretë para gjykatës nën hetimin e blerjes së Twitter

Elon Musk për herë të tretë para gjykatës nën hetimin e blerjes së Twitter

Elon Musk është urdhëruar të dëshmojë për herë të tretë në hetimin për blerjen e Twitter, i njohur tani si X.

Ky veprim nga gjykatësja amerikane, Laurel Beeler, ndodhi pasi Musk nuk është paraqitur para Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve (SEC).

Sipas gjykatës, Musk “nuk u paraqit” dhe “po i reziston” thirrjes me arsyetimin se ky hetim është i pabazë, ngacmues, dhe kërkon informacione të parëndësishme”.


SEC ka paditur pronarin e Tesla-s për ta detyruar atë të bashkëpunojë në hetimin e blerjes së Twitter për 44 miliardë dollarë (40,757,420,000 euro). Zyrtarët duan të dëgjojnë provat e miliarderit nëse ai ka vepruar në mënyrë të ligjshme kur ka blerë aksionet e rrjetit social.

Kjo duket të jetë dëshmia e tretë pas dy të tjerave në vitin 2022, thirrje kjo e cila sipas tij përbën “ngacmim”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Elon Musk ka pasur përplasje të ndryshme me qeverinë.

Në nëntor të vitit të kaluar ai dështoi në përpjekjen e tij për të ndaluar Komisionin Federal të Tregtisë (FTC) të kryesonte trajtimin e të dhënave private të përdoruesve.

Ai e përshkroi këtë rast si “rast i turpshëm i armatosjes së një agjencie qeveritare për qëllime politike dhe shtypjes të së vërtetës”.

Miliarderi u fut sërish “në probleme” në vitin 2018 kur shkroi në Twitter se “Financimi është siguruar”, ndërsa përpiqej ta kthente Tesla-n nga pronësia publike në private.

Nga rregullatorët kjo u argumentua se përbën shkelje të ligjeve të sigurisë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Pamje që tregojnë si do të duket Google Pixel 10 Pro Fold

Pamje që tregojnë si do të duket Google Pixel 10 Pro Fold

Teknologji
Microsoft ka një zgjidhje për këtë problem në Windows 11

Microsoft ka një zgjidhje për këtë problem në Windows 11

Teknologji
Një milion përdorues të rinj në vetëm një orë, vegla e re e OpenAI fiton vëmendjen e përdoruesve në mbarë botën

Një milion përdorues të rinj në vetëm një orë, vegla e re e OpenAI fiton vëmendjen e përdoruesve në mbarë botën

Teknologji
Franca gjobit Apple me 150 milionë euro për

Franca gjobit Apple me 150 milionë euro për "mjetin e mbledhjes së të dhënave"

Teknologji
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Nëse përdorni iPhone, shikoni nëse modeli juaj po merr iOS 19

Nëse përdorni iPhone, shikoni nëse modeli juaj po merr iOS 19

Teknologji
Kalo në kategori