LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk lanson startupin për Inteligjencë Artificiale xAI

Elon Musk lanson startupin për Inteligjencë Artificiale xAI

Sipërmarrësi miliarder, Elon Musk ka lansuar të mërkurën startupin e tij për Inteligjencë Artificiale xAI të cilin e kishte paralajmëruar prej kohësh, për të nxjerrë një produkt që synon të konkurrojë me chatbotin ChatGPT.

Siç raportohet, startupi do të udhëhiqet nga Musk, i cili në të njëjtën kohë kishte thënë se zhvillimi i AI-s duhet të pauzohet dhe se ky sektor kishte nevojë për monitorim.

Musk ka shprehur vazhdimisht shqetësimet për potencialin e AI-s që mund të “shkatërrojë civilizimin”.


Në një event në Twitter Spaces të mërkurën në mbrëmje, Musk shpjegoi planin e tij për ndërtimin e një Inteligjence Artificiale më të sigurt.

“Nëse do të përpiqet të kuptojë natyrën e vërtetë të universit, kjo do të ishte në fakt gjëja më e mirë që mund të dal nga pikëpamja e sigurisë së AI-s”, tha Musk. “Unë mendoj se do të jetë pro-njerëzimit nga pikëpamja që njerëzimi është thjesht shumë më interesant se jo-njerëzimi”.

Musk gjithashtu parashikoi se super-inteligjenca, ose AI që është më e zgjuar se njerëzit, do të arrijë në pesë ose gjashtë vjet.

Vlen të theksohet se ai ka bashkë-themeluar kompaninë e njohur të Inteligjencës Artificiale, Open AI që qëndron mbrapa ChatGPT-s, në vitin 2015, por dha dorëheqje nga bordi në vitin 2018.

Microsoft është një investitor në OpenAI. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Android 16 sjell një risi serioze - shikoni për çfarë bëhet fjalë

Android 16 sjell një risi serioze - shikoni për çfarë bëhet fjalë

Teknologji
Kina organizoi një gjysmë maratonë të së ardhmes - robotët vrapuan krah për krah me njerëzit

Kina organizoi një gjysmë maratonë të së ardhmes - robotët vrapuan krah për krah me njerëzit

Teknologji
Oppo prezanton një telefon me bateri për disa ditë përdorim

Oppo prezanton një telefon me bateri për disa ditë përdorim

Teknologji
Pse start-up i Mira Muratit po mbledh 2 miliardë dollarë – edhe pse me pak punonjës dhe ende pa asnjë produkt?

Pse start-up i Mira Muratit po mbledh 2 miliardë dollarë – edhe pse me pak punonjës dhe ende pa asnjë produkt?

Teknologji
Roboti kamerier

Roboti kamerier "vjedh vëmendjen" në restorantin Havana

Teknologji
Xiaomi prezanton Redmi A5: Kamera e fuqishme dhe performanca e përmirësuar e paketuar në një dizajn të ri

Xiaomi prezanton Redmi A5: Kamera e fuqishme dhe performanca e përmirësuar e paketuar në një dizajn të ri

Teknologji
Kalo në kategori