Elon Musk insiston se makinat Tesla mund të voziten vet brenda gjashtë muajsh (Foto)

Vazhdojnë pretendimet e kompanisë Tesla, megjithëse ende nuk ka rezultate konkrete
Udhëheqësi kryesor në Tesla, Elon Musk është i njohur për pretendimet e ndryshme përmes Twitterit, transmeton Telegrafi. Së fundmi, Musk ka ‘cicëruar’ se një softuer që do të përditësohet gjatë muajit gusht, mund ta vë në funksion sistemin e vet-vozitjes në makinat Tesla. Po përfundon tetori, teksa ky sistem ende nuk ka arritur.
Nëse vizitohet ueb-faqja e kompanisë, mund të shihet opsioni ‘Full Self-Driving Capability’ që kushton 3,000 dollarë, apo të paguhen 5,000 të tjera për Enhanced Autopilot Pacage. Pakoja e vozitjes autonome mund të integrohet edhe më vonë për 3,000 dollarë, por pse të paguhen tërë këto para, për diçka që nuk ekziston.
Megjithëse e pranon se pretendimet për makinën vet-vozitëse janë të hershme, Musk insiston se nuk jemi shumë larg.
“Gjashtë muaj para se të jetë, në të gjitha makinat e prodhuara. Nuk ka ndryshime në sensor. Ky është vetëm një ndryshim i thjeshtë, i kompjuterit të autopilotit. Do të kryhet falas, për të gjithë ata që e kanë blerë sistemin e vet-vozitjes” është postimi kontrovers që Musk e ka bërë në Twitter.
Sikur pretendimet e Musk të jetë të vërteta, atëherë duhet të presim deri në maj të vitit që vjen, që ta kemi një makinë komplet vet-vozitëse. Mirëpo, nuk duket të jetë vetëm një softuer që përditësohet përmes ajrit, por flitet për kompjuter që duhet të zëvendësohet, mbase në ndonjë nga pikat e kompanisë.
Në të njëjtën kohë, pritet që Tesla të ketë punuar më shumë në sistemin e shpërndarjes së makinave, pasi të jetë vënë në qarkullim mundësinë e lëvizjes autonome të makinave. Meqenëse shumë blerësve të Model 3, nuk iu ka arritur makina e porositur, kjo mund t’ju shkojë në shtëpi bashkë me sistemin e integruar. Pasi që Musk ka premtuar edhe më herët sistemin e vet-vozitjes dhe nuk e k realizuar, nuk do të jetë befasi edhe sikur të mos ndodhë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Volkswagen ka përgatitur një SUV të ri të vogël

Si u krijua logoja e Mercedesit?

Dacia po fiton para edhe pa modele me ekran me prekje - a po kthehen prodhuesit tek thjeshtësia?

Kjo G Class ka çmimin e një Dacie të re

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës