LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk blen 3 miliardë dollarë aksione në Twitter, tashmë zotëron katër herë më shumë se themeluesi Jack Dorsey

Elon Musk blen 3 miliardë dollarë aksione në Twitter, tashmë zotëron katër herë më shumë se themeluesi Jack Dorsey

Elon Musk ka blerë 9.2 për qind të aksioneve në Twitter në vlerë prej 3 miliardë dollarëve.

Sipas Komisionit amerikan të Letrave me Vlerë, themeluesi i Teslas ka blerë 73 milionë e 486 mijë e 938 aksione të Twitterit, përcjell Telegrafi.

Kjo blerje ka bërë që aktualisht aksionet e Twitterit të rriten me rreth 25 për qind.


Kjo blerje e bëjnë Muskun njërin nga aksionerët më të mëdhenj në kompani, që është katër herë më shumë se themeluesi i Twitterit, Jack Dorsey.

Musk është një përdorues i rregullt i Twitterit me më shumë se 80 milionë ndjekës, megjithëse kohët e fundit ai tha se po mendon seriozisht për ndërtimin e një platforme të re të medieve sociale.

Në fund të muajit të kaluar, Musk pyeti ndjekësit e tij nëse ata mendonin se platforma mediale sociale inkurajon fjalën e lirë.

“Fjala e lirë është thelbësore për një demokraci funksionale. A besoni se Twitter i përmbahet me rigorozitet këtij parimi?”, kishte pyetur Musk.

“A nevojitet një platformë e re?”, pati theksuar ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori