Z. Elmi Berisha fitoi mandatin e dytë në krye të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA
Ai mori 23 vota kundrejt Rafaela Priftit me 2 vota, Prend Qetta 1 votë dhe 1 votë abstenim, në Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor të Federatës të mbajtur në New York më 26 Shkurt 2022.
Prioritetet programore të Platformës për kryetar të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA” si platforma fituese e kryetarit Berisha është:
Nga: Elmi Berisha
Nga programi im gjithëpërfshirës për udhëheqjen e “Vatrës” në mandatin e ardhshëm, do të fokusohem në dymbëdhjetë prioritete programore me të cilat synoj ti çoj përpara, të rris kapacitetet vepruese e ndërvepruese dhe të masivizoj në aspekt shumëdimensional organizmin patriotik më të vjetër të shqiptarëve në SHBA.
1. Do të vazhdoj të promovoj vlerat e kultivuara nga “Vatra” brez pas brezi që nga themeluesit e saj në avancimin e çështjes shqiptare dhe trojeve etnike gjithandej, duke u mbështetur në parimet e vlerave demokratike dhe civilizuese mbi të cilat veprojnë institucionet dhe shteti amerikan;
2. Do të reformoj dhe freskoj “Vatrën” duke u hapur ndaj brezit të ri të bashkëkombasve tanë në SHBA, ndaj ideve të reja, alternativave kreative që promovojnë kombin tonë dhe vlerat e tij në institucionet amerikane qoftë politike, ekonomike, edukative, shkencore dhe kulturore;
3. Me ngritjen e këtyre kapaciteteve me brezin e ri të edukuar në SHBA, duke ofruar profesionist të fushave të ndryshme, do të vazhdojmë forcimin e lidhjeve shumëdimensionale me institucionet vendimmarrëse të SHBA-ve si Senatin, Kongresin dhe Stejt – Departamentin amerikan në funksion të avancimit të çështjes shqiptare, në rrafshin politik, ekonomik, edukativo – shkencor, kulturor dhe afirmativ për kombin tonë;
4. “Vatra” do të jetë institucion avangarde e shqiptarëve në SHBA, duke ruajtur parimet e neutralitetit, duke mbajtur pozicione të forta apartiake dhe duke përçuar mesazhin se ne jemi të të gjithëve dhe se misioni ynë është zhvillimi dhe avancimi në të gjitha fushat i kombit tonë dhe të gjitha trojeve etnike pa përjashtim;
5. “Vatra” do të bashkëpunojë ngushtë me Qeveritë e Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesit e zgjedhur nga vota e lirë të shqiptarëve në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi, do kërkojë drejtësi për Çamërinë, do luftojë për të mirën e të gjithë bashkëkombësve, në funksion të bashkërendimit, bashkëpunimit dhe koordinimit të përbashkët për avancimin e gjithmbarshëm në rrafshin politik, ekonomik, arsimor e kulturor të gjithë kombit tonë.
6. Dixhitalizimi i Gazetës Dielli dhe gjetja e sponsorëve me qëllim që gazeta të rritet në staf, rubrika, cilësi dhe siguria financiare e vazhdimësia të jetë e padiskutueshme.
7. Seli e re qendrore për Federatën Panshqiptare “VATRA” me qëllim që ndërtesa e re të jetë multifunksionale dhe të përmbushë nevojat dhe kërkesat e kohës.
8. Krijimi i Bibliotekës Shkencore të Vatrës dhe pasurimi me tituj shkencor më qëllim që kjo Bibliotekë të kthehet në njësi kërkimore për të gjithë studiuesit dhe studentët shqiptarë në USA dhe jo vetëm.
9. Krijimi i Degëve të reja të Vatrës në shtetet kryesore të Amerikës dhe në Kanada.
10. Bashkëpunime të frytshme me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë e Kosovës, me Institutet Kërkimore e Shkencore në Shqipëri e Kosovë dhe të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë në këto dy shtete dhe në mbarë hapësirën shqipfolëse.
11. Krijimi i një fondi të veçantë për botimet me qëllim që Vatra të mbështesë studiuesit, shkrimtarët dhe botuesit e rinj.
12. Rritje e Fondit të Studentëve, gjetja e sponsoreve e mbështetësve të fuqishëm me qëllim që Vatra të mbështesë vit pas viti me Bursa sa më shumë studentë shqiptarë. /Gazeta Dielli/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t’i rrumbullakojë investimet në një trilion
Protesta masive në të gjithë Sllovakinë kundër qëndrimit pro-rus të kryeministrit Fico
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet
Senati konfirmon Pete Hegseth si Sekretarin e ri të Mbrojtjes, pavarësisht akuzave për sulme seksuale
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova