Elizabeth Olsen dukej mahnitëse me një veshje të guximshme teksa mori pjesë në shfaqjen e filmit të saj më të fundit Eternity, në New York, të shtunën.

Aktorja 36-vjeçare, e cila luan përkrah Miles Teller dhe Callum Turner në komedinë romantike, ishte veshur plot me stil.


Filmi, i cili pritet të dalë në kinema më 26 nëntor, tregon historinë e personazhit të Elizabeth-it, Joan, e cila duhet të zgjedhë mes dashurisë së saj të parë (Callum) ose bashkëshortit të saj (Miles) në botën e përtejme.

Në tapetin e kuq, asaj iu bashkua aktori Miles, me një kostum të cilin e kombinoi me një këmishë blu të errët.

Teksa ecte në tapetin e kuq, ai u shoqërua nga bashkëshortja e tij Keleigh Sperry, e cila dukej elegante me një fustan të bardhë me stil pelerine.

Ndërkohë, Callum, 35 vjeç, kishte zgjedhur një kostum kafe me prerje të gjerë, duke pozuar për fotografi me kolegët e tij të filmit.