Rock-grupi i njohur shqiptar, Elita 5, duket se kanë vendosur që së fundmi të rikthehen për publikun me diçka të re.

Burimet e Telegrafin kanë mësuar se ata janë në përgatitje e sipër të një emisioni të ri, që do të transmetohet së shpejti në ekranet tona.


Bëhet fjalë për një emision serik, që për temë do të ketë hitet e pavdekshme të rock-grupit të njohur ndër vite.

elita5 official 1032674919896809614657354466800505492288431n e1615549473994

Elita 5 do të sjellin çdo javë në skenën e emisionit, interpretues të ndryshëm, që do të këndojnë live këngët e tyre më të suksesshme.

Për ta bërë këtë, grupi do të përzgjedhin ndër emrat më në zë të muzikës nga mbarë trevat shqiptare. /Telegrafi/

elita5 official 821520821738744239361131312414763088738414n