Modelja nga Shqipëria, Eliona Pitarka, është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë me fansat në InstaStory.


“Është më në fund këtu”, ka qenë përshkrimi i fotografisë.

Eliona Pitarku Eliona Pitarka (Foto: Instagram)

Në imazhin e vajzës së porsalindur, ndonëse nuk ia ka zbuluar portretin duket një ambient i ngrohtë i mbuluar në rozë.

Pitarka prej shumë vitesh është në një lidhje dashurie, e cila deri më tani nuk e ka treguar identitetin e partnerit të saj.

Pak para lindjes, supermodelja ka realizuar një fotosesion përkrah të dashurit ku ka vënë në pah barkun e rrumbullakosur.

Bukuroshja nga Tirana ka nisur karrierën në moshë të re si fotomodele po së fundmi ka qenë edhe në rolin e prezantueses. /Telegrafi/