Elijona në BBVK: Nuk ekziston flamuri i Kosovës me yje

Banorja më e re në moshë në Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj, ka surprizuar opinionin me një deklaratë të fundit në shtëpinë më të famshme në vend.
Gjatë një bisede me banorët e tjerë, ajo u shpreh: "Nuk ekziston flamuri me yll, sepse jemi shqiptarë bre, a e dini...".
Bukuroshja, e lindur dhe rritur në Gjermani, duket se nuk pranon flamurin që përfaqëson shtetin prej nga ka origjinën, duke theksuar se flamuri kombëtar është i vetmi që kemi dhe se ai përfaqëson identitetin dhe krenarinë e shqiptarëve.
@bigbrothervipkosova_04 "Flamuri blu me ylla nuk ekziston" thotë Elijona.
♬ original sound - BigBrotherVipKosova_
Deklarata e saj ka ngjallur diskutime mes banorëve dhe ka bërë që fansat në rrjetet sociale të reagojnë, duke e komentuar si një moment të sinqertë dhe të fortë lidhur me identitetin kombëtar. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































