Në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova është hapur një televotim për banorin e preferuar.

E këtë herë si konkurrenti më i pëlqyer në shtëpi për javën që shkoi është Elijona Binakaj.


Kjo duket se ka krijuar një bazë të fansave jashtë, të cilët reflektojnë edhe nëpër komente.

- YouTube www.youtube.com

Elijona ka bërë një lojë të qetë që nga fillimi, ndonëse në disa raste u përfshi edhe në drama.

Si banorët më pak të votuar në këtë televotim u shfaqën Toney dhe Kushtrim Kelani.

Dyshja i janë bashkuar të tjerëve në nominime, ku njëri nga ta do të dalë të premten.

Krahas tyre në nominim janë Alba Pollozhani, Labinot Rexha dhe Labinot Haxhiu. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com