Tuba Buyukustun është bërë e famshme me shumë role në serialet televizive turke.

Te shqiptarët njihet më shumë si “Elifi” i serialit “Kara Para Ask”, ku ka luajtur në rolin kryesor të femrës si dhe "Suhanit", në serialin "Cesur ve Guzel".


Ajo duket se këtë vit nuk është angazhuar edhe shumë në projekte filmike, por edhe ato televizive dhe teatrale dhe po kalon kohën më shumë në shoqëri të familjes.

2512425 c25d0c0423307efa8d19cf28943ef592

Zeshkania ka filluar pushimet verore dhe së bashku me fëmijët po shijon çdo moment në plazhet fantstike turke të Bodrumit.

Bukuroshja kësaj radhe nuk është shoqëruar nga i dashuri, Umut Evigren, me të cilin ka një vit që ka nisur romancën pas shkurorëzimit nga producenti dhe aktori, Onur Saylak.

Ndryshe, aktorja raportohet që gjatë verës do të fillojë xhirimet e një projekti të ri televiziv, ku do të shfaqet në një serial të ri. /Telegrafi/

2512425 c2f83e36a680df151cda3b56326d3f8d

2512425 61940fcf6b2f701508d4dfe473da4e87

2512425 26c18956d49c88d7588802d1354527da