LAJMI I FUNDIT:

Elfete Ismaili u zgjodh kryetare e Asamblesë së Gruas të Aleancës për Shqiptarët

Elfete Ismaili u zgjodh kryetare e Asamblesë së Gruas të Aleancës për Shqiptarët

Me një numër të madh të grave dhe vajzave pjesëmarrëse, delegate dhe mysafire, në prezencë të kryetarit Arben Taravari dhe kryesisë së partisë, Asambleja e Gruas pranë Aleancës për Shqiptarët mbajti Konferencën e dytë, në të cilën për kryetare u zgjodh Elfete Ismaili, zëvendësministre e Mbrojtjes.

Asambleja e Gruas pranë Aleancës për Shqiptarët, gjithashtu zgjodhi edhe organet tjera, ku për sekretare të përgjithshme u zgjodh znjsh. Mimoza Musa, deputete aktuale, kurse për nënkryetare u zgjodhën Afërdita Hamza, Shqipe Mustafa, Naime Islami Zeqiri dhe Besa Pocesta. Sekretare organizative u zgjodh Arbenita Meta.

Arben Taravari në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se dëshiron ta fillon fjalimin me thënien e Margaret Taçer: “Në qoftë se ju duhen fjalë, thirreni një burrë. Nëse ju duhen vepra, thirreni një grua. Pa barazi gjinore nuk ka barazi shoqërore, dhe pa barazi shoqlrore nuk ka barazi etnike. Pjesëmarrja e gruas është afirmim kombëtar. Në radhët tona kemi resurse të jashtëzakonshme kuantitative dhe kualitative. Sot gëzohem që 3 udhëqesit e ASH-së janë Arben Taravari, Elfete Ismaili, Yllka Nuredini. Pra 2:1 në favor të gjinisë femërore”, tha Taravari.


Fjalë përshëndetëse më tej pati edhe kryetarja e posazgjedhur Elfete Isamaili, e cila falënderoi delegatet për besimin e dhënë.

“Të kesh më shumë gra në politkbërje, shërben si frymëzin për shumë vajza dhe gra për tu zhvilluar në karrierë, si dhe duhet gratë, si gjysma e potencialit botëror, të jenë një kapital i shfrytëzur. Gratë duhet të kenë një shans të drejtë për të qenë të përfaqësuara”, deklaroi Ismaili.

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori