LAJMI I FUNDIT:

ELEM: Tenderi për rripa gome në TEC Manastir nuk ka përfunduar

ELEM: Tenderi për rripa gome në TEC Manastir nuk ka përfunduar

SHA ELEM sot informon se tenderi për furnizim me rripa gome për TEC Manastir nuk është i përfunduar dhe se dy ankandet e mbajtura deri më tani janë shfuqizuar pas ankesave nga pjesëmarrës tjerë në ankand dhe shtohet se javën e ardhshme do të mbahet ankand i ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në lidhje me tenderin për furnizim me rripa gome për TEC Manastir në të cilin përmendet firma “Feroinvest”, duam ta informojmë publikun se për atë tender deri më tani janë mbajtur dy ankande, në të cilët, meqë furnizimi është i ndarë në tri pjesë, çmim më të volitshëm kanë ofruar tri firma, ndër të cilat edhe “Feroinvest”. Më pas, ankandet janë shfuqizuar për shkak të ankesave nga ana e pjesëmarrësve tjerë në ankand”, thuhet në kumtesën e SHA ELEM.

Nga kompania theksojnë se procedura e tenderit të tanishëm është filluar në mandatin e udhëheqësisë së vjetër të SHA ELEM. Ankandi i parë elektronik është mbajtur dhe shfuqizuar gjatë atij mandati, i dyti është mbajtur dhe shfuqizuar pas ardhjes së udhëheqësisë së re, ndërsa javën e ardhshme do të mbahet ankand publik për herë të tretë.


“Duam të informojmë se firma “Feroinvest” edhe në vitet e kaluara, në periudha të caktuara, ka furnizuar pjesë të sasisë së nevojshme të rripave të gomës për TEC Manastir, shërbim të cilin e kanë kryer edhe firma tjera nga vendi dhe jashtë”, thuhet në kumtesën e SHA ELEM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Lajme
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Lajme
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Kalo në kategori