Po të ishte 1 Prilli, sot do të jepja lajmin tronditës: qentë e Prishtinës e shqyen maçokun e Dua Lipës. Do të reagonin me siguri, të gjithë, fillimisht Kombet e Bashkuara, BE, vendet e Kuintit, shoqatat ndërkombëtare për mbrojtjen e shtazëve dhe miliona fansa të saj anembanë planetit. Kështu do të ndërkombëtarizohej një problem lokal, nga të rrallët ku njerëzit janë të pafuqishëm dhe inferiorë në marrëdhënien e tyre me shtazët, më konkretisht me qentë.
Komuna do të detyrohej të reagonte gjithashtu. Jo se nuk do komuna, por ka prioritete të tjera, kulturore e biznesore, kryesisht (ndër)kombëtare. Ndoshta edhe Qeveria do të reagonte, por edhe mund të mos e bënte këtë sepse është e zënë me problemet dhe prioritetet e saj (ndër)kombëtare. Konflikti mes llojeve është ultë në listën e prioriteteve, më ultë madje edhe se normalizimi i marrëdhënieve me fqinjët. Pastaj, është në përgjegjësi të kryeqytetit kjo kauzë.
Por, sot, qysh e dini, nuk është 1 Prilli, as qentë e Prishtinës nuk e hëngrën maçokun e Dua Lipës. Nuk e di madje nëse ajo e ka një të tillë, por edhe nëse nuk e ka, duhet ta ketë … sepse nuk mund të jesh I famshëm edhe modern nëse s’e ke. Të gjitha yjet i kanë. Nëse jo një mace apo maçok, atëherë mundësisht të ketë një qen, pasi tash si ambasadore e këtij vendi duhet të promovojë vlerat tona nëpër botë. E qentë e Prishtinës janë vlerë komunale, nëse jo edhe nacionale.
Prishtina është një qytet modern tashmë, me super lagje, super manifestime dhe me lirinë absolute për orientimet dhe kafshët, të cilat, kur flasim për qentë, nuk pranojnë zinxhirë, nuk po socializohen kurrqysh. E kanë ndërtuar shoqërinë e tyre paralele në kryeqytet.
Qysh e dini, në Prishtinë, qentë mund të bëjnë çfarë të duan, por qytetarët nuk munden. Këto vitet e fundit qentë i kanë hëngër disa qytetar, por dihet tashmë se sipas literaturës nga e cila kanë mësuar gazetarët tone, ky nuk është lajm. Vetëm kur qytetari e ha qenin, mësohet në shkollat e gazetarisë, ky është vërtetë lajm. E qytetarët nuk guxojnë të hanë qentë, për tu bërë lajm.
Kësaj radhe shpëtuam. Qentë e organizuar nuk marshuan as në Suny Hill Festival, as në Manifesta … nuk u koritëm në përmasa ndërkombëtare. Pra, ta përmbledhim situatën. Qenve e Prishtinës, t’u thuash endacakë kështu mund të ofendohen aktivistët e shoqërisë civile dhe politika, sepse ata tashmë janë rezidentë në kryeqytet. Pas disa vitesh lirie absolute, janë akomoduar dhe tashmë kanë hyrë në një luftë të pashpallur mes llojeve.
Derisa hanin pensionistët, fëmijët apo qytetarët e zakonshëm, nuk ishte aq shqetësuese. Por, tashmë kanë hapur luftë edhe me llojet tjera. Duhet të reagojnë shoqatat për mbrojtjen e shtazëve dhe politika për t’i mbrojtur macet nga qentë, përderisa qytetarët duhet të durojnë. Përse nuk reagojnë institucionet dhe shoqatat në mbrojtje të maçokut Loki?
Në fund të fundit, nuk është me rëndësi nëse qentë e Prishtinës e kanë shqyer këto ditë maçokun e një këngëtari lokal e jo atë të Dua Lipës. Maçoku është maçok, e qentë janë qena. Dihet armiqësia mes tyre, nëse jo nga shkenca e dimë nga filmat e vizatuar. Nuk ka arsyetim për mosveprim.
Më herët, qentë e Prishtinës (ardhacakë apo vendorë kjo është pa rëndësi) e patën hëngër një pensionist, por kjo nuk u bë aq e madhe se sistemi i drejtësisë heshti. Si duket kishte dilema se kush kë e ka sulmuar atë natë dimri, kur të dy palët ishin të uritura.
Pastaj, qentë e Fushë Kosovës (edhe Fushë Kosova, pak a shumë Prishtinë është) e hëngrën një fëmijë të komuniteteve pakicë dhe kjo u bë e madhe, pasi ndërhyri edhe faktori ndërkombëtar, si gjithnjë i ndjeshëm në këtë rrafsh. Por, edhe kjo punë u harrua shpejtë dhe ne vazhduam të bashkëjetojmë me komunitetin e qenve, duke i ikur telasheve, duke lëshuar rrugë aq sa mundeshim. Por, tashmë janë organizuar. Ndoshta ky fakt mund ta bëjë prokurorinë të reagojë. As në shtëpi nuk janë rehat qytetarët. Kush e ka gjumin e lehtë ka çfarë të rrëfejë për ulërimat sapo … fillon të gdhijë.
Por, të kthehemi te shqetësimi ynë: A do të reagojë kush për viktimizimin e maçokut me emrin Loki? Aktivistë të të drejtave të shtazëve, kujdes! Keni obligime morale edhe ndaj tij. Ju kuptoj që nuk bezdiseni për njerëzit që mbesin pa gjumë, për zonjat që stepen të frikësuara përpara tufave agresive të cilat tashmë i kanë pushtuar rrugët e kryeqytetit. Nuk është fshehtësi që në shitoren e afërt më nuk dërgohen fëmijët e vegjël apo gratë shtatzëna për të blerë ushqime. Qytetarët nuk duan të provokojnë konflikti të mundshëm mes llojeve. Qytetarët e Prishtinës kanë kaluar në rezistencë paqësore dhe po presin që komuna të reagojë. A do të reagojë?
Do të shkojë huq flijimi i maçokut Loki? Mllefi dhe irritimi i këngëtarit, i shprehur në rrjetet sociale, mund të jetë fundi i rezistencës paqësore të qytetarëve të Prishtinës! Kjo mund të shndërrohet në kauzë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
BE-ja synon të ashpërsojë regjimin e vizave, rrezikohet edhe Kosova

Ngjarje tragjike në Tiranë, futbollisti humb jetën gjatë ndeshjes gjysmëfinale

A e dini se çfarë përfaqëson kjo shenjë e trafikut?

Real Madridi befason me zgjedhjen për trajnerin e ri, nuk është Xabi Alonso

Pyetet për raportin me Olta Gixharin, Gerta: Boll më me këtë muhabet se më ka ardhur në majë të hundës

Llojet e lëkurës, mirëmbajtja e trajtimi i akneve – flet dermatologia Dafina Krasniqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Aleatja e Trumpit bleu aksione pak para njoftimit dhe përfitoi mijëra dollarë

Berisha: Jam i gatshëm ta jap votën time për Kurtin, edhe nëse nuk jam pjesë e qeverisë

Historia e shqiptarit - diler droge që u dëbua nga Britania tri herë radhazi

Ndodh për herë të parë në histori - banorët bëjnë xhiro me makinë jashtë shtëpisë së Big Brother

Grenelli bëri thirrje t’i ndalen fondet, përgjigjet Gjykata Speciale

Loredana flet për rastin e Jozit me Gjestin: Ishte një pamje e fortë, e papranueshme dhe unë distancohem komplet nga ai veprim