Modelja rikthen kombinimin që duhet ta provojmë tani!

Gigi Hadid e ka dëshmuar shumë herë se nuk ka frikë të eksperimentojë me modën dhe stilin e saj.


Nuk bën përjashtim as pamja e saj e fundit, për të cilën ka zgjedhur një dukje që ndërthur sharmin vintage me elegancën moderne, me elementë që i referohen viteve '60 dhe '70.

Ajo kishte veshur një bluzë elegante, një model me pika, ngjyra e të cilit duket sikur sjell pranverën. Dizajni me mëngë të fryra shton një prekje shumë sensuale.

Vathët krijojnë një kontrast interesant me stilin e veshjet. Syzet e diellit të vogla, të zeza shtojnë bukurinë e veshjes, ndërsa xhinset, çorapet e bardha dhe këpucët e bëjnë kombinimin më bashkëkohor dhe modern.

Flokët me prerjen bob, modelja i ka stiluar me onde, me një ndarje anash, një zgjedhje që shton atmosferën retro të pamjes së saj.