Lideri i Inciativës së Re Demokratike të Kosovës(IRDK) Elbert Krasniqi ka thënë se komuniteti i pakicave do të përkrahin Qeverinë me Albin Kurtin kryeministër.

Krasniqi i cili ishte së bashku me Emilia Rexhepin, nga Partia e re Demokratike që përfaqëson komunitetin boshnjak si dhe deputetë tjerë të partive minoritare të cilët u regjistruar sot në Kuvendin e Kosovës si deputet të rinj të legjislaturës së nëntë tha se ata do të votojnë për konstituimin e Kuvendit dhe Qeverisë Kurti.


“Ne sot kemi ardhur që të regjistrohemi dhe pastaj të vazhdojmë me hapat tjerë...Jemi grupi parlamentar i komuniteteve. Në këtë grup do të jenë edhe 2 deputetë të tjerë, për momentin jemi 7 deputetë aktualisht. Grupi që jemi sot këtu, jemi për Qeverinë Kurti... Ky grupi i deputetëve jemi për qeverinë Kurti, sepse i ka fituar zgjedhjet, e ka shumicën. Vlerësoj se 42.3 për qind janë shumica e qytetarëve që kanë votu për kandidatin e tyre për kryeministër...Për mua personalisht kjo është  e rëndësishme, se është vullneti i shumicës. Ne jemi 7  deputetë në grup dhe jemi forcë e rëndësishme në qeverinë e ardhshme”, ka thënë Krasniqi.

Edhe zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi është shprehur se e di se kush është kandidati për kryetar të Kuvendit, por sipas saj, kjo është diçka që duhet ta bëjë publike vetë kryeministri.

“Neser votojmë kryetarin i parlamentit e shohim pastaj se si do të shkoj proceduara. Unë besoj që qeverinë Kurti 3 ta votojmë sa më shpejtë. Ne e dimë (se kush është kandidat për kryetar të Kuvendit) por këtë kryeministri duhet ta thotë. Jo mua asnjë nuk me ka ftuar”, ka thënë Rexhepi. /Telegrafi/