LAJMI I FUNDIT:

Elbasani, histori vrasjesh: Krimet e pazbardhura që nisën në 2005 (Video)

Elbasani, histori vrasjesh: Krimet e pazbardhura që nisën në 2005 (Video)

Ngjarja më e fundit kriminale në qytetin e Elbasanit, ku u godit mjeti i nëndrejtorit të policisë, ka detyruar policinë dhe prokurorinë që të rindërtojnë historikun e të gjitha konflikteve të rënda të armatosura dhe jo vetëm në këtë qytet, të cilat kanë mbetur të pazbardhura ose personat e dyshuar ende nuk janë kapur nga policia.

Në shumicën dërrmuese të krimeve të mbetura pa autorë rezultojnë të përfshirë apo të dyshuar anëtarë të familjes Çapja. Historia e krimeve të pazbardhura ka si moment nisjeje vitin 2005.

Në dhjetor të këtij viti, pas një konflikti mes ish-shefit të Qarkullimit Rrugor të Elbasanit Fadil Mema dhe Sokol Çapjas mbeti i vrarë ky i fundit. Policia identifikoi si autorë nipat e oficerit të policisë.


Nuk do të vononte reagimi, kur në maj të 2006 vritet kunati i Memës, Ardian Ibrahimi. Pas një periudhe qetësie të rremë, kalvari i vrasjeve rihapet në vitin 2012 me Gentian Beqirin, një nga të akuzuarit për vrajen e Sokol Çapjas dhe që ishte lënë në arrest shtëpie nga gjykata.

Dhe pas kësaj ngjarjeje tentohet të vritet edhe Fadil Mema, i cili mbeti i plagosur. Ngjarjet do të zhvendoseshin në Itali, ku në mars të vitit 2015 ekzekutohet ish-shefi i Qarkullimit Rrugor, Fadil Mema, në qytetin e Torinos.

Ndërsa një vit më pas, në një ambient ku qëndronin familjarë të fisit Çapja dhe miq të tyre ndodhi një atentat i rëndë që njihet si “masakra e Elbasnait”, ku dy persona të armatosur hapën zjarr duke lënë të vrarë 3 persona, mes të cilëve edhe Agron Çapjan. Ndërsa në prill të 2016-s ekzekutohet në një hotel në Tiranë shtetasi Dritan Sheme, i afërm i Fadil Memës.

Të gjitha këto ngjarje, asnjëra prej të cilave gjatë dekadës së fundit nuk është zbardhur plotësisht nga drejtësia, i kanë dhënë mundësi grupeve rivale që t’i lajnë vetë hesapet, të cilat duket se jo vetëm nuk janë mbyllur, por po bëhen akoma edhe më të rrezikshme, edhe për sigurinë publike.

Në ngjarjen e fundit, në incidentin me policinë, e para Partia Demokratike nxorri emrin e një tjetër familjeje Çelaj. Emrat e tyre u përmendën edhe nga ministri Xhafaj në Kuvend.

Vrasjet e Elbasanit:
Dhjetor 2005, vritet Sokol Capja
Maj 2006, vritet Ardian Ibrahimi
Gusht 2012, vritet Gentian Beqiri
Gusht 2012, plagoset Fadil Mema
Mars 2015, vritete Fadil Mema
shkurt 2016, vritete Agron capja
shkurt 2016, vritet Ardit Sinakolli
shkurt 2016, vritet Eno Badelli
Prill 2016, vritet Dritan Sheme

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Politikë
Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Lajme
Kalo në kategori